Dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Yale-it Steen Wilmond

Dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Yale-it Steen Wilmond

Më 27 gusht u publikua përmbledhja e raportit 90-ditor të gjurmueshmërisë së koronavirusit të ri nga agjencitë amerikane të zbulimit. Nuk është për t'u habitur që vetëm 498 fjalë janë jopërfundimtare mbi origjinën e koronavirusit të ri. Pse përdoren shërbimet e zbulimit për të gjetur burimin e virusit? Pse shkencëtarët amerikanë që janë të angazhuar në gjurmueshmërinë e virusit kanë marrë kërcënime ? Para publikimit të raportit, CMG-ja intervistoi dr. Steen Wilmond, Dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Yale-it, një nga shkollat më të vjetra të shëndetit publik në ShBA. Në shkëmbimet e vazhdueshme që nga maji, dr. Wilmond ka kërkuar dhe theksuar në mënyrë të përsëritur që duhet të përdorim shkencën në vend të politikës për t'iu përgjigjur krizave, sepse "shkenca është gjithmonë pjesë e zgjidhjes".

CMG: Lidhur me rezultatet e fazës së parë të gjurmimit të burimit të virusit, të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ShBA-ja u kërkoi agjencive të zbulimit të zhvillojnë hetime të brendshme për raportin e OBSh-së. Pse ShBA-ja përdor agjencinë e zbulimit për gjurmueshmërinë e virusit ? Afati 90-ditor a ka arsye shkencore?

Steen Wilmond: Agjencitë e zbulimit, si Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA), janë agjenci hetimore që fokusohen në fushat politike, kulturore dhe ekonomike, por ato nuk kanë aftësi thelbësore shkencore lidhur me shëndetin publik dhe laboratorët e virologjisë. Prandaj, mendoj se kjo është një përgjigje për qëllime politike e jo mjekësore, sepse ka shumë presion politik nga brenda ShBA-së. Të gjithë duan të dinë se nga erdhi virusi, dhe qeveria amerikane gjithashtu dëshiron ta dijë, por mendoj se agjencitë e zbulimit janë departamenti që ka më pak mundësi që të na japë ndonjë të dhënë ose paralajmërim për këtë çështje. Do të ishte më e arsyeshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe partnerë të tjerë globalë të kenë një njohje të thellë të kësaj çështjeje. Sipas mendimit tim, shkencëtarët patjetër do të bëjnë një punë më të mirë sesa agjencitë e zbulimit në këtë çështje.

CMG: Tani lidhur me zbulimin e origjinës së virusit, më shumë pyetje po drejtohen ndaj ShBA-së. Mbi 25 milionë njerëz në mbarë botën kanë bërë thirrje të hetohet në “Fort-Detrik” të Shteteve të Bashkuara. A do t'i përgjigjet qeveria amerikane një opinioni të tillë publik dhe a do të pranohet hetim për “Fort-Detrikun”?

Steen Wilmond: Ka pasur dalje nga laboratori në të gjithë botën, duke përfshirë ShBA-në. Prandaj, duhet të jemi vigjilentë dhe të kërkojmë operacione më të standardizuara laboratorike për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve në çdo situatë. Nga pikëpamja mjekësore dhe shkencore, duhet të merren masa nga nivele të shumëfishta për të minimizuar mundësinë e aksidenteve laboratorike.Sa më shumë viruse vdekjeprurëse, aq më shumë masa të rrepta duhet të merren për t'i parandaluar ato.

CMG: Diskutimi mbi gjurmueshmërinë e koronavirusit të ri ka qenë plot zhurmë dhe ndërhyrje të politizuara. Nga perspektiva e një epidemiologu të sëmundjeve infektive, a mund të na ndihmoni të shmangim zhurmën dhe të na tregoni rrugën e vërtetë dhe të realizueshme për gjetjen e burimit të virusit.

Steen Wilmond: Mendoj se hetimi i origjinës së koronavirusit të ri është një gjë e mirë, por tani kjo çështje është e politizuar dhe shëndeti publik global shfrytëzohet si mjet për përfitime politike. Edhe unë kam të njëjtin shqetësim.

Nuk e kuptoj pse duhet të përdorim jetën e njerëzve si mjete për çështje politike. Nëse ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik mundën të bashkëpunojnë për të luftuar linë në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet ’50 të shekullit të kaluar, gjithçka është e mundur.

Tani duhet të mbledhim fuqitë e shkencëtarëve kryesorë të botës për të hetuar origjinën dhe të përpiqemi për të zbuluar praninë e këtij koronavirusi të veçantë te gjitarët, dhe pastaj të shohim se çfarë rreziqesh mund të ketë infektimi laboratorik. Sepse çështjet e sigurisë në laboratore janë një pjesë e arsyeshme dhe e domosdoshme e të gjitha këtyre studimeve në një kontekst shkencor. Por, sa u përket spekulimeve të pastra, nuk ka dëshmi se virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan-it. Studiuesit duhet të bëjnë hulumtim të vërtetë, jo vetëm të flasin, dhe shkencëtarët në të gjithë botën duhet të bashkëpunojnë për të gjetur burimin. Mendoj se duhet të veprohet kështu. Ky është mendimi im.

CMG: Z. Peter Daszak, kryetar i Aleancës Eko-Shëndetësore, një organizatë jofitimprurëse në ShBA, mori pjesë në fazën e parë të studimit të OBSh-së për gjurmueshmërinë në Wuhan në janar. Nga mediat amerikane mësuam se, pasi u kthye në ShBA, ai mori kërcënime me vdekje për mbështetjen e "teorisë së origjinës natyrore" të koronavirusit të ri. A ndjeni të njëjtin presion për shkak të pozicionit të politizuar të qeverisë amerikane në çështjen e gjurmueshmërisë?

Steen Wilmond: Ju bëni një pyetje shumë të komplikuar. ShBA-ja e tanishme është shumë e politizuar. Kjo të kujton polarizimin ekstrem në ShBA në fund të viteve '50 - '60 të shekullit të 19-të, para Luftës Civile. Dhe gjendja tani është shumë e ndryshme në krahasim me atë kur isha i ri. Kishte liberalë, republikanë dhe të moderuar. Tani duket se më shumë njerëz janë në dy ekstremet, çka bën që shumë pak diskutime të jenë të civilizuara.

Kam marrë e-maile urrejtjeje. Pasi shpreh opinionet e mia në publik, marr email-e urrejtjeje. Dr Fauci, një nga udhëheqësit kryesorë në fushën e sëmundjeve infektive në ShBA, gjithashtu ka marrë kërcënime me vdekje. Nuk ka qenë kështu më përpara. Mendoj se kjo ka ndodhur vetëm në vitet e fundit.

Tani jemi në një atmosferë të keqe, dhe nuk e di nëse kërcënimet me vdekje janë të vërteta apo një mjet kërcënimi i përdoruesve të internetit. Por kur i marr këto e-maile, nuk kam frikë, dhe ato më inkurajojnë të shpreh opinionet e mia. Unë këmbëngul në zbatimin e metodave të shëndetit publik dhe mjekësore të bazuara në dëshmi, sepse kjo është puna ime si ekspert i sëmundjeve infektive.(Çang Çuo)