Regjistrimet e sapopublikuara të vdekjeve në ShBA tregojnë se vdekjet e para nga COVID-19 në vend datojnë në janar 2020, disa javë më herët sesa ishte raportuar më parë zyrtarisht.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Nga të dhënat e publikuara prej Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit (NCHS) të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) del se ka pasur gjashtë vdekje të lidhura me COVID-19 në ShBA para rastit të parë të vdekjes të njohur zyrtarisht më 6 shkurt 2020. Vdekja e parë nga COVID -19 ka ndodhur midis 5 janarit dhe 11 janarit 2020, dhe pesë të tjera nga 12 janari deri më 1 shkurt.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Vdekja më e hershme nga koronavirusi në ShBA besohet se ka ndodhur në San Jose më 6 shkurt 2020.

Sipas gazetës amerikane “San Jose Mercury News”, gjashtë rastet e sipërpërmendura të vdekjeve ndodhën në gjashtë shtete të ndryshme: Kaliforni, Alabama, Xhorxhia, Kansas, Oklahoma dhe Uiskonsin, përkatësisht në perëndim, qendërperëndim dhe jug të ShBA-së, ndër të cilat në Alabama dhe Oklahoma nuk ka pasur udhëtime të shumta për në Kinë. Këto tregojnë se koronavirusi mund të jetë përhapur më herët në shumë zona të ndryshme të ShBA-së.

Sipas gazetës, kjo "do të sjellë një rishikim dramatik të afatit kohor të mbërritjes së COVID në Shtetet e Bashkuara".

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Një epidemiolog tha se ka të ngjarë që këto raste të hershme të jenë trajtuar si ftohje ose grip. Është "plotësisht e mundur" që koronavirusi i ri të ishte i pranishëm në ShBA "qysh në dhjetor apo edhe nëntor", pasi duhen rreth tre javë që njerëzit të infektohen dhe të vdesin nga COVID-19. (Li Huailiang/Artan)