![[Foto: VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210823/7cfbbd8d-aeb5-4398-8cf1-e2c5521bd9c4.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Uebsajti i revistës shkencore amerikane “CELL” publikoi të premten “Përmbledhje për origjinën e virusit SARS-CoV-2”. Pikëpamja kryesore e këtij artikulli është që “origjina më e mundshme e koronavirusit është përhapja mes llojeve të ndryshme të kafshëve”.
Sipas këtij artikulli, shumë shkencëtarë mendojnë se “koronavirusi i ri nuk vjen nga laboratori dhe nuk është prodhuar nga njeriu, por ka evoluar në natyrë”. Deri tani nuk është gjetur lakuriqi i natës mbartës ose kafshët mbartëse të ndërmjetme, ndoshta për shkak se nuk janë gjetur ende lloji ose grupi i duhur i kafshëve, ose për shkak se paraardhësi i koronavirusit ka shkallë të ulët përhapje. Në artikull theksohet se gjurmimi i origjinës së virusit është një mision i vështirë dhe ende nuk është gjetur origjina shtazore e shumë viruseve. Origjina e mundshme te lakuriqët e natës e SARS-CoV, që u përhap në vitin 2003, është zbuluar nga virologët pas më shumë se 10 vjetësh kërkimi.
Në fund të artikullit shkencëtarët shkruajnë: “Ndonëse nuk përjashtohet plotësisht mundësia e origjinës nga laboratori, në krahasim me kontaktet e shumta midis njerëzve dhe kafshëve në tregun e kafshëve të egra, mundësia e burimit nga laboratori është pothuajse e pamundur. E gjithë bota duhet të bashkëpunojë në hetimin e plotë për origjinën e koronavirusit te kafshët. Përndryshe, gjatë përballimit me pandemitë e shkaktuara nga veprimet njerëzore në të ardhmen, bota do të mbetet e brishtë”. (Li Huailiang/Artan)







