Foto; Visual People

Foto; Visual People

Gazeta kineze "Renminribao"botoi më 17 gusht një artikull, ku thuhet se shëndeti i njerëzve është vetëm një shifër në llogarinë e interesave të politikanëve amerikanë, dhe mund të injorohet. "Kapitali në plan të parë" është më i rëmdësishëm se "jeta në plan të parë", gjë që ndikon negativisht mbi luftën kundër epidemisë në ShBA. ShBA-ja po ecën në drejtim të gabuar në luftën kundër epidemisë.

Sipas artikullit, përballë krizave të mëdha të shëndetit publik siç është epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri, qeveria duhet të përpiqet me gjithë forcat për të trajtuar njerëzit e infektuar dhe për të bllokuar zinxhirin e transmetimit. Sidoqoftë, në Shtetet e Bashkuara, të cilat pretendojnë të jenë "fari i demokracisë" dhe "model i të drejtave të njeriut", përballimi i epidemisë ka qenë gjithmonë i udhëhequr nga interesat e kapitalit. Interesat e kapitalit dhe jo mirëqenia publike janë përparësia e politikanëve.

Foto; Visual People

Foto; Visual People

Në sytë e politikanëve amerikanë, e drejta e njerëzve për informim dhe e drejta e jetës dhe shëndetit janë të parëndësishme përballë interesave të kapitalit. Në fillim të epidemisë, për të mbrojtur tregun e aksioneve, udhëheqësi i atëhershëm amerikan injoroi paralajmërimin e epidemisë, minimizoi rrezikun e epidemisë dhe humbi "kohën e artë" të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

E shoqëruar me situatën e rëndë të epidemisë në ShBA është prosperiteti jonormal i tregut amerikan të aksioneve, ndërsa shtresat e pasura kanë përfituar më shumë nga tregu i kapitalit. Sipas të dhënave, nga arritja e një niveli të ulët më 23 mars 2020, tregu i aksioneve në ShBA është rritur shumë. Deri në janar 2021, pasuria e përgjithshme e mbi 600 miliarderëve amerikanë është rritur nga afërsisht 2.947 trilionë dollarë në 4.085 trilionë dollarë amerikanë, me një rritje prej 38.6%. Epidemia ka përkeqësuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve në shoqërinë amerikane.

Foto; Visual People

Foto; Visual People

"Ashtu si një njeri, edhe një vend e tregon fytyrën e tij të vërtetë në kohë krize," shkroi një gazetar evropian duke folur për ecurinë e luftës së ShBA-së kundër epidemisë. Gjatë periudhës anti-epidemike, nuk është e rastësishme që interesat e njerëzve dhe interesat e kapitalit janë vendosur në vendet e gabuara në vendimmarrjen politike amerikane. Kolumnistja amerikane Lana Frouhal theksoi: "Për dekada, vendimet e politikave të marra nga qeveria amerikane kanë favorizuar gjithmonë sektorin privat, veçanërisht interesat e kompanive të mëdha, duke injoruar interesat e vendit dhe të punëtorëve. Në fakt, kjo ka shkaktuar humbjen tonë të madhe në shëndetësi dhe ekonomi". (Çang Çuo)