Ditët e fundit, gazeta britanike "Financial Times" citoi fjalët e funksionarëve të qeverisë amerikane dhe vuri në dukje se informacionet e marra nga agjencitë e inteligjencës amerikane s'mund të mbështetin asnjë konkluzion të përcaktuar. Ripërmendja e "teorisë së rrjedhjes nga laboratori" nga qeveria amerikane është për qëllime politike, për të mbajtur qëndrim të fortë ndaj Kinës.

Më parë revista amerikane "Vanity Fair" bëri të ditur se qeveria amerikane kishte paralajmëruar qarqet e brendshme: "Mos bëni hetim për origjinën e virusit të COVID-19, përndryshe mund të hapet 'kutia e Pandorës". Sa 'kuti Pandore' janë fshehur në ShBA? Fort Detrick është një prej tyre.

Ish-gazetari i "New York Times" dhe studiuesi i lartë i Institutit Watson mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare e Publike pranë Universitetit Brown, Stephen Kinzer u shpreh se biolaboratori "Fort Detrick" është edhe qendra e studimit të luftës biologjike amerikane, dhe hetimi i thellë ndaj këtij laboratori mund të "tërheqë vëmendje të madhe".

Rreth "Fort Detrick"-ut kanë ndodhur shumë gjëra të paimagjinuara, që sjellin shumë dyshime. Për shembull, në një zonë të Virxhinias që është një orë me makinë nga biolaboratori "Fort Detrick", 54 veta patën simptoma të pneumonisë si ethe, kollë etj në vitin 2019. Në fund të korrikut të vitit 2019, në dy shtëpi moshuarish afër këtij laboratori u përhapën sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes me arsye të panjohura. Në shtatorin e vitit 2019, në shtetin Maryland ku ndodhet ky laborator, u raportua se numri i pacientëve me pneumoni që kishin përdorur cigare elektronike u shtua mbi 2 herë.

Këto fenomene të dyshuara duhet të sqarohen nëpërmjet fazës së dytë të hetimit të OBSh-së në "Fort Detrick". (Xu Guang)