Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të drejtojnë fazën e ardhshme të punës së gjurmimit global të origjinës së COVID-19, u shpreh të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Ajo i tha këto në përgjigje të pyetjes për deklaratën e OBSh-së mbi gjurmimin e origjinës më 12 gusht.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj pune, Hua shtoi se Sekretariati i OBSh-së duhet të bëjë një konsultim të plotë me vendet anëtare mbi planin e punës të gjurmimit globale të origjinës, duke përfshirë edhe mekanizmin pasues.

Sekretariati i OBSh-së duhet të veprojë mbi bazën e rezolutës së Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, të respektojë opinionet e vendeve anëtare dhe të bëjë konsultimet me vendet përkatëse, tha Hua.(Xu Guang)