Foto: VCG

Foto: VCG

Një skulpturë gjigante, e ndërtuar nga mbetjet e eksplozivit që shpërtheu verën e kaluar në portin e Bejrutit, për të nderuar familjet e viktimave, është vendosur pikërisht në vendin e ngjarjes.

Skulptura e quajtur “Gesture”, është vepër e arkitektit libanez Nadim Karam, banor i Bejrutit dhe artist, transmeton “South China Morning Post”.

Ajo është mbi 25 metra e lartë dhe është financuar nga një sërë kompanish private libaneze.

“Keni skulpturën gjigante nga hiri, pjesët e ndërtesave dhe të njerëzve që ende nuk janë shëruar”, -tha Karam, duke shtuar se shpreson që familjet e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre do të shikojnë anën pozitive.

Nga shpërthimi i eksplozivit humbën jetën mbi 200 persona dhe mijëra tjerë u lënduan, kurse një pjesë e madhe e qytetit u shkatërrua. (Elona)