Foto: VCG

Foto: VCG

Burrat do të tejkalojnë në mënyrë drastike gratë brenda pak dekadave për shkak të “preferencave kulturore” për djemtë dhe përzgjedhjes së gjinisë para lindjes, ka zbuluar një studim. Studimi i publikuar në revistën “Global Health” fajëson preferencat kulturore për djemtë për shkaktimin e raporteve të pabarabarta dhe parashikoi një numër prej rreth 4.7 milionë lindjesh femra deri në vitin 2030.

Studiuesit gjithashtu thanë se përzgjedhja e gjinisë para lindjes ka krijuar raporte jo të drejta në lindje në vendet e Evropës Juglindore, Azinë Jugore dhe Lindore që nga vitet 1970.

Ata paralajmërojnë se mbi një e treta e popullsisë së botës do të vuajë nga pabarazitë seksuale afatgjata si rezultat, me ndikime të panjohura sociale dhe ekonomike në vendet e prekura.

Në raport thuhet se kjo mund të sjellë edhe një çrregullim te martesat, pasi shumë burra nuk do të martohen sepse nuk ka gra mjaftueshëm.Studiuesit thanë se të kuptuarit e evolucionit të mundshëm të çekuilibrave gjinorë që në lindje është thelbësor për parashikimin dhe planifikimin e ndryshimit të tyre në të gjithë botën. (Elona)