Më 26 korrik, agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” publikoi artikullin “Kush ka frikë nga hetimet në Fort-Detrik”, ku vihet në dukje që përdoruesit kinezë të internetit kanë nënshkruar peticion për hetimet mbi laboratorin biologjik të Fort-Detrikut, por serveri i peticionit ka pësuar sulme kibernetike nga ShBA-ja. Kjo ka shtuar dyshimet mbi këtë laborator.

Në fakt, laboratori biologjik i Fort-Detrikut ka famë të keqe dhe për një kohe të gjatë ka pasur probleme sigurie. Prandaj, thirrja e Kinës për hetime mbi objektet përkatëse të ShBA-së është e arsyeshme.

Në këtë artikull vihet në dukje që, në fillim të shpërthimit të epidemisë, ShBA-ja fabrikoi mashtrimin se “koronavirusi vjen nga Kina”, madje përhapi thënien e burimit të virusit nga laboratori. “Nëse amerikanët mund të akuzojnë kinezët, duke kërkuar hetime në laborator, përse Kina nuk mund të bëjë thirrje për hetime të njëjta ndaj ShBA-së?”, pyetet në artikull.