
Michele Geraci(Foto:VCG)
Michele Geraci, ish-zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik i Italisë, botoi kohët e fundit një artikull në gazetën “China Daily”, ku theksohet se udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është thelbësore për arritjen e sukseseve të mëdha të Kinës.
Ai mendon se rezultatet e arritura nga Partia Komuniste e Kinës në 100 vjetët e fundit përfshijnë ndryshimin e shoqërisë rurale nëpërmjet reformës së tokës, rritjen e të ardhurave të fshatarëve dhe forcimin e kohezionit shoqëror dhe kombëtar, nxjerrjen e afërsisht 800 milion njerëzve nga varfëria absolute në 40 vjet, dhe ndërtimin e shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet, promovimin e gjithanshëm të sundimit të ligjit dhe rritjen ekonomike, me një PBB që i kaloi njëqind miliardë juanët në vitin 2020.
Në artikull thuhet se burime të tjera të fuqisë së Partisë Komuniste të Kinës përfshijnë fleksibilitetin, përshtatjen me kohën dhe aftësinë e përballimit e të parandalimit të sfidave të reja: "Partia Komuniste e Kinës e udhëheq vendin me vizionin dhe njohuritë e nevojshme dhe është e gatshme përballë çdo sfide. Partia Komuniste e Kinës është njëkohësisht udhëheqëse e fortë e shoqërisë dhe një dëgjuese e durueshme. Ajo është e gatshme të rregullojë politikat e saj në çdo kohë dhe kurdo që është e nevojshme. "
"Duke gjykuar nga faktet, shifrat dhe rezultatet e arritura nga Partia Komuniste e Kinës, mendoj se Kina po bën më të mirën për njerëzit," shkruan Geraci. (Çang Çuo)







