Foto:VCG

Foto:VCG

Në qarqet mediatike, agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg” është e njohur për raportimin mbi informacionet financiare globale dhe gjithmonë është mburrur për "objektivitet dhe drejtësi". Sidoqoftë, në publikimin e fundit të "Renditjes Globale Antiepidemike" nga “Bloomberg”-u, ShBA-ja cilësohet si vendi "më i mirë" në performancën globale antiepidemike. Me këtë renditje “Bloomberg”-u është diskredituar, theksohet në një koment të CMG-së.

“Bloomberg”-u është përpjekur t’i modifikojë rregullat e klasifikimit për t'i ngjitur Shtetet e Bashkuara në "krye të listës". Për shembull, vlerësimi i faktorëve të tillë si rastet serioze të konfirmuara dhe vdekjet është ulur shumë në krahasim me renditjen e mëparshme, zbatimi i “mbylljes” dhe politikave të menaxhimit të parandalimit të epidemisë gjatë hyrjes-daljeve konsiderohen si faktorë negativë, ndërsa vlera e faktorëve të tillë si shkalla e "rihapjes" janë rritur shumë. Mund të shikojmë se ky sistem vlerësimi është krijuar sipas situatës së ShBA-së dhe vendet e rajonet që kanë qenë efektive në luftimin e epidemisë në botë, renditen më poshtë.

Veprimi i “Bloomberg”-ut tregon thelbin e mjeteve politike, vijon më tej komenti i CMG-së. Por parulla "Amerika e para" nuk mund ta fshehë faktin se ShBA-ja ka dështuar në luftën kundër epidemisë. Që nga shpërthimi i epidemisë, më shumë se 600 000 veta në ShBA kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri. ShBA-ja kështu renditet e para për numrin e vdekjeve në botë. Përballë të dhënave të tilla, renditja e “Bloomberg”-ut bëhet edhe më ironike.

Madje as edhe media japoneze nuk mund ta durojë një gjë të tillë. Më 13 korrik, në “Twitter”-in e “Nikkei” për Azinë u publikua "Treguesi i fundit i rimëkëmbjes prej koronavirusit të ri". Midis 120 vendeve dhe rajoneve të përfshira në listë, pjesa kontinentale e Kinës renditet e para, kurse Shtetet e Bashkuara zënë vendin e 22-të. Vlen të përmendet se kjo listë përdor menaxhimin e infeksionit, përparimin e vaksinimit dhe lëvizshmërinë sociale si tre treguesit kryesorë të vlerësimit, si edhe nëntë nënpika, si numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri, numri i rasteve të konfirmuara për frymë dhe dozat e vaksinimit për frymë. Kjo është pa dyshim shumë më e besueshme se lista e “Bloomberg”-ut, e mbyll komentin e vet CMG-ja.(Çang Çuo)