Studiuesi i Institutit të Studimeve Evropiane të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale Deng Shuhua publikoi një artikull në gazetën “Huanqiushibao”, ku thekson se diskriminimi serioz ndaj myslimanëve është hije e të drejtave të njeriut në ShBA. Ai mendon se ka tre arsye që shkaktojnë diskriminimin e amerikanëve ndaj myslimanëve.

Së pari, racizmi. Kanë kaluar afër dy dekada nga ngjarja e 11 shtatorit, por myslimanët amerikanë ende vuajnë nga stigmatizimi, margjinalizimi, frika, kërcënimet dhe mbikëqyrja e papranueshme. Urrejtja ndaj myslimanëve në ShBA ende është në nivel të lartë.

Së dyti, presioni me mjete të ligjshme. ShBA-ja është vendi i vetëm në botë që ka publikuar rregulla që nuk lejojnë myslimanët të hyjnë në ShBA. Megjithëse ShBA-ja përpiqet të krijojë një imazh ndërkombëtar që ka diversitet etnik dhe është e hapur e përfshirëse, në fakt ende ka një preferencë me rrënjë të thella për të bardhët.

Së treri, hegjemonia dëmton myslimanët jashtë ShBA-së. Për myslimanët jashtë ShBA-së, ShBA-ja përdor standard të dyfishtë dhe, nën emrin e të drejtave të njeriut, kërkon interesa private. Qysh nga fillimi i këtij shekulli, nën petkun e kundërshtimit të terrorizmit, ShBA-ja ka zhvilluar luftëra në Afganistan, Siri e Irak, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mbi dhjetë milionë banorëve të thjeshtë myslimanë.

Në artikullin e Deng-ut thuhet se të drejtat e njeriut janë armë politike për të arritur qëllimin e ShBA-së dhe për të vazhduar racizmin, duke shkelur normat ndërkombëtare. (Çang Çuo)