Më 5 korrik, një grup prej afro 60 kompanish gjigante evropiane, Ekspozita e Tryezës së Rrumbullakët (ERT) publikoi një koment, ku u bën thirrjet qarqeve politike të BE-së që të forcojnë bashkëpunimin me Kinën dhe jo të refuzojnë ndërmarrjet kineze duke kopjuar ShBA-në.

Jacob Wallenberg

Jacob Wallenberg

Muajin e fundit, disa qeveritë evropiane dhe funksionarë të BE-së mbajtën një qëndrim të ashpër ndaj Kinës duke ndjekur hapat e ShBA-së. Media amerikane "The Wall Street Journal" raportoi më 5 korrik se disa udhëheqës tregtarë evropianë shprehën shqetësimet e tyre për zërin e "ndërprerjes së lidhjeve me Kinën”.

The Wall Street Journal

The Wall Street Journal

Në një dokument të publikuar më 5 korrik, anëtarët e ERT-së i bënë thirrje liderëve të BE-së që të forcojnë bashkëpunimet me Kinën, të arrijnë marrëveshjet tregtare më të favorshme me Kinën, dhe jo të shkëputen nga Kina.

ERT-ja ka hedhur poshtë deklaratat e disa udhëheqësve evropianë për forcimin e aftësisë së pavarur të prodhimit dhe të statusit të gjeopolitikës, me qëllim marrjen e "autonomisë strategjike" nga ShBA-ja dhe Kina. ERT-ja paralajmëroi se këmbëngulja në pavarësinë ekonomike mund të shkaktojë pengesa në inxhinierin e furnizimit global.

Anëtari i ERT-së, kryetari i bordit i "Investor AB", Jacob Wallenberg vuri në dukje se gjatë pandemisë, vaksina është çështja e vërtetë ndërkombëtare. Ai theksoi po ashtu se shumica e maskave vijnë nga Kina.

Jacob Wallenberg theksoi se megjithëse ShBA-ja është partnere kyçe strategjike e Evropës, Evropa nuk duhet të kopjojë qëndrimin e ashpër të ShBA-së ndaj Kinës. Evropa duhet të ketë një qëndrim të vetin.

Sipas njoftimeve nga "

Financial Times

Financial Times

", ERT-ja kundërshtoi çdo ndërhyrje në zinxhirin e furnizimit evropian. Organizata i bëri gjithashtu thirrje Evropës që të zgjerojë më tej zinxhirin dhe të formojë një sektor të veçantë në Bruksel për marrëdhëniet me Kinën.

ERT-ja përbëhet nga afro 60 krerë kompanish të mëdha evropiane, si BMW, Daimler AG, Royal Dutch /Shell, TotalEnergies dhe Ente Nazionale ldrocarburi, ENI etj. (Xu Guang/Albana)