Venecia dhe Budapesti mund të vendosen në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, ndërkohë që porti tregtar i Liverpulit mund të humbasë regjistrimin në Trashëgiminë Botërore, për shkak të zhvillimit të tij shumë të shpejtë, sipas institucionit.

Këto rekomandime nga organet këshilluese të UNESCO-s janë botuar para takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili do të vendosë nëse do t’i ndjekë ose jo.

Në Venecia, një prej kërcënimeve është turizmi dhe anijet e lundrimit që vazhdojnë të ankorohen në qendër të qytetit, bën të ditur “Ansa”.

Në Budapest, janë brigjet e Danubit që parashikohen në mënyrë të veçantë të përfshihen në këtë listë për shkak të prishjeve të parakohshme dhe rindërtimeve në shkallë të gjerë, në veçanti të ndërtesave të larta. (Elona)