Studuesi gjerman Michael Lueders zbuloi në librin e tij “Scheinheilige Supermacht” që u publikua në janarin e sivjetshëm faktin që një pakicë elitash dhe grupesh interesi manipulojnë opinionin publik. Ai vuri në dukje se kufizime të shumëfishta detyrojnë media amerikane që të zgjedhin dhe manipulojnë fakte për të arritur një të ashtuquajtur “konsensus”.
Sipas këtij libri, mediet amerikane e konsiderojnë veten si zërin së vërtetës, por përqëndrimi i burimeve po rritet nga viti në vit. Disa media oligarke kontrollojnë industrinë, duke shkaktuar monopolin e informacionit. Media amerikane e quan veten si “e drejta e katërt”, po në fakt, ajo po bëhet “e drejta e të pasurve”, duke shërbyer si një makinë propagande për politikanë dhe konsorciumet e mëdha. Media amerikane e quan veten profesionale, por shumë informacione janë nga qeveria. Qeveria amerikane e ushqen median, duke ndërtuar një media me paragjykimi politik, sidomos në lajmet që kanë lidhje me vendet e tjera. Sipas studimit, mediet në ShBA kanë qëndrime më të ngjashme me qeverinë e tyre. Ditët e fundit, në shpifjen e tyre ndaj Kinës, shumë media amerikane injoruan faktet madje disa prej tyre u bënë bashkëfajtorë të Shtëpisë së Bardhë.
Pa liri dhe aftësinë profesionale, si mund të zbatohet “e drejta e katërt”? Nën sistemin politik dhe ekonomik, ata janë thjesht një “linjë prodhimi thashethemesh”. (Li Huailiang/ Albana)