
Kancelarja gjermane Angela Merkel, që mori pjesë në Samitin e G7-s në Britani./ foto nga "People Vision"
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha ditët e fundit se vendet e G7-s janë të gatshme të zhvillojnë bashkëpunim me vende të ndryshme në përballimin e ndryshimit klimatik dhe në biodiversitet. Ajo theksoi se “nëse shmangim Kinën”, nuk do të gjendet kurrë rrugëzgjidhja për këto fusha .
Merkel i tha këto në një konferencë shtypi në Britani në kuadër të Samitit të G7-s.
Ajo tha se pavarësisht nga mosmarrëveshjet me Kinën dhe Rusinë, G7-a dëshiron prapëseprapë bashkëpunimin me to, veçanërisht në përballimin e ndryshimit klimatik dhe në biodiversitet. (Wang Lei/ Albana)







