Kryeministri i Britanisë Boris Johnson tha në një intervistë me mediet kanadeze se ai nuk beson se koronavirusi i ri ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por shtoi se u kushton vëmendje provave që po dalin.
Sipas njoftimeve të 29 majit të Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC) , duke folur për çështjen e burimit të koronavirusit të ri, Johnson u shpreh gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Rosemary Barton Live” se ai është “i hapur për këtë çështje”. “ Dua ta them qartë, ajo që kam parë nuk tregon se dyshimi kryesor (për burimin e virusit) është dalja nga laboratori,”u shpreh Johnson. Ai tha se, sipas të dhënave që ka parë, shkaku kryesor i COVID-19 mund të jetë një sëmundje zoonotike, e cila shkaktohet nga kafshë të egra të rritura me një mënyrë të caktuar.
Johnson u shpreh gjithashtu se, megjithëse epidemiologët britanikë dhe të OBSh-së besojnë se koronavirusi i ri vjen nga therja e kafshëve të egra, ai “nuk përjashton asnjë mundësi”. (Fang Xiaoyu/Artan)