Presidenti i ShBA-së Joe Biden i propozoi homologut të tij rus Vladimir Putin që të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Evropë këtë verë.

Biden tha se dy vendet duhet të fillojnë një dialog strategjik për të normalizuar marrëdhëniet dhe bashkëpunuar për kontrollin e armëve.

Propozimi i Biden-it erdhi pas vendimit të ShBA-së për dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe sanksionet kundër individëve dhe subjekteve ruse si përgjigje të sulmeve të pretenduara kibernetike në zgjedhjet amerikane. (Albana)