Hetimet nga uebsajti i pavarur amerikan i lajmeve "Grayzone" tregojnë se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur politikisht dhe financiarisht lëvizjet separatiste ujgure nën maskën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Xinjiang.

Ndihma Kombëtare për Demokracinë (NED), një fondacion i financuar nga qeveria amerikane me synimin e "mbështetjes së demokracisë në vende të tjera", në fakt mbështet lëvizjet separatiste. Ndërsa Shoqata Amerikane e Ujgurëve (UAA) me seli në Uashington bashkëpunon me qeverinë amerikane për të përkrahur separatizmin ujgur në Xinjiang.

Sipas "Grayzone", UAA është e lidhur me Kongresin Botëror Ujgur, të cilin disa vende perëndimore e kanë përshkruar si "zë udhëheqës për interesat dhe të drejtat e njeriut të ujgurëve" dhe ka një rol të rëndësishëm në mënyrën e interpretimit nga Perëndimi të politikave të Kinës në rajonin e Xinjiang-ut. Por Kongresi Botëror Ujgur në thelb është një rrjet i separatistëve ujgurë që ka deklaruar qëllimin e "rrëzimit të Kinës" dhe krijimit të një shteti të quajtur "Turkistani Lindor" në Xinjiang.

Banorë në Xinjiang(Foto: VCG)

Banorë në Xinjiang(Foto:VCG)

Njoftimi multimedial i "Grayzone"-t zbulon se Kongresi Botëror Ujgur ka bashkëpunuar ngushtë me ShBA-në dhe disa qeveri perëndimore, si dhe individë si Adrian Zenz, duke forcuar "Luftën e re të Ftohtë kundër Kinës dhe duke bërë thirrje për etiketimin e politikave të Kinës në Xinjiang si 'gjenocid', si edhe për sanksione dhe bojkotime".

Në artikullin hetimor të"Grayzone"-t thuhet se Projekti i të Drejtave të Njeriut të Ujgurëve, i nisur në vitin 2004, është financuar në një masë të madhe nga NED-i, që ka ofruar mbi 1 milion dollarë amerikanë vetëm në tre vjet që nga viti 2016. (Zhang Yan/Artan)