[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se lufta kundër Iranit është "një detyrë e madhe", njofton “Xinhua”.

Ai i bëri vërejtjet disa orë pasi Irani njoftoi se një ndërprerje e energjisë në impiantin e tij nëntokësor Natanz ishte një akt i "terrorizmit bërthamor".

"Lufta kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij dhe armatimit iranian është një detyrë e madhe", - tha Netanyahu gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë izraelitë të sigurisë, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Kryeministrit.

"Situata që ekziston sot nuk është domosdoshmërisht ajo që do të ekzistojë nesër", -tha ai.

Faqja hebraike e lajmeve në internet “Ynet” citoi zyrtarë anonimë të Inteligjencës të thoshin se agjencia izraelite e spiunazhit Mossad ishte prapa ndërprerjes.

Shkallëzimi erdhi ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërriti në Izrael për një vizitë dyditore dhe bisedime të sigurisë. Administrata e Biden ka zhvilluar bisedime indirekte mbi një rinovim të mundshëm të marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015.

Netanyahu shpesh bënte vërejtje kundër Iranit, duke e akuzuar atë për planifikimin e ndërtimit të armëve bërthamore që do të kërcënojnë Izraelin. (Fatosi)