[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kina është shtëpia e 30.88 milionë studentëve që aktualisht marrin aftësi në 11,300 institucione të arsimit profesional, sipas statistikave nga Ministria e Arsimit, shkruan “Xinhua”.

Ministria ka miratuar 27 institucione që ofrojnë arsim profesional në nivelin universitar që nga viti 2019 kur Këshilli i Shtetit lëshoi një plan për të reformuar sistemin e arsimit profesional.

Midis 1349 diploma të listuara në një katalog të ri të drejtimeve profesionale të lëshuar nga ministria këtë vit, 247 janë diploma universitare, shtoi ai.

Ministria ka punuar për të promovuar trajtimin e drejtë të studentëve që marrin arsim profesional, duke siguruar që ata të gëzojnë mundësi të barabarta me ato në dispozicion të studentëve të shkollave të rregullta për sa i përket regjistrimit, punësimit dhe ngritjes në punë, sipas një zyrtari të ministrisë. (Fatosi)