Varrimi i dukës së Edinburgut do të mbahet në Windsor më 17 prill, pa hyrje publike ose procesion publik paraprakisht, tha të shtunën një zëdhënës i Pallatit “Buckingham”, i cituar nga “Xinhua”.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Ngjarja do të jetë një funeral ceremonial mbretëror, në vend të një funerali shtetëror, i cili pasqyron shumë dëshirat e dukës, tha një zëdhënës i pallatit.

Një minutë heshtje kombëtare do të respektohet ndërsa varrimi fillon në orën 15:00 në Kishën “St. George”.

Publiku nuk do të lejohet të marrë pjesë pasi procedurat janë zvogëluar për shkak të pandemisë Covid-19. Varrimi do të shfaqet drejtpërdrejt në televizion.

Duke pasur parasysh kufizimin aktual të pandemisë që lejon vetëm 30 persona të marrin pjesë, ngjarja do të reduktohet. Në këtë moment, nuk ka ende një konfirmim në pjesën tjetër të listës së të ftuarve.

"Në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe masat e shëndetit publik, nuk do të ketë procesione publike dhe varrimi i dukës do të bëhet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Windsor", -tha zëdhënësi i pallatit.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Mbretëresha ka miratuar rekomandimin e Kryeministrit që të ketë tetë ditë zie kombëtare, për të përfunduar në ditën e varrimit të dukës, njoftoi Pallati.

Gjatë kohës së zisë kombëtare, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtizë, por Standardi Mbretëror, i cili valëvitet kur mbretëresha është në rezidencën e saj në një nga pallatet mbretërore, do të jetë në shtizë të plotë.

“Sky News” raportoi se Princi Harry do të udhëtojë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë, megjithëse gruaja e tij shtatzënë Meghan është këshilluar nga mjekët mos të udhëtojë.

Më herët të shtunën, përshëndetjet me armë janë bërë në të gjithë Britaninë në tokë dhe në det në kujtim të dukës i cili ndërroi jetë të premten në moshën 99-vjeçare.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Uebfaqja e familjes mbretërore u ka kërkuar njerëzve që të mos lënë lule dhe homazhe në rezidencat mbretërore. Uebfaqja inkurajon publikun të marrë në konsideratë të bëjnë një donacion për një organizatë bamirësie në vend, që të lënë homazhe me lule.

Princi Philip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921. Ai u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë dhe ishte bashkëshortja mbretërore me jetë më të gjatë në historinë britanike.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Çifti kishte 4 fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. (Fatosi)