Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk ka asnjë të dhënë adekuate mbi këmbyeshmërinë e vaksinave anti-Covid.

Deklarata vjen pas njoftimit të Francës se personat nën moshën 55 vjeç që kanë marrë një dozë “AstraZeneca”, mund të marrin një dozë të dytë me një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, shkruan “Ansa”.

Ministri francez i Shëndetësisë e cilësoi si logjike, por shtoi se njoftimi zyrtar do të vijë nga Instituti kombëtar i Shëndetësisë, (HAS). Më 19 mars, ky institucion e kishte ndërprerë vaksinimin me “AstraZeneca” për personat nën 55 vjeç. (Irma)