Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN) shprehu të shtunën mirëpritjen për vendimin e drejtë e objektiv të autoritetit mbikëqyrës britanik.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zëdhënësi i CGTN-së deklaroi:
“Kemi vënë re që mediat britanike njoftuan të premten se, gjatë një interviste, institucioni mbikëqyrës i Britanisë ‘Ofcom’ pohoi që shërbimet e kanalit të CGTN-së janë brenda juridiksionit të Francës dhe kjo nënkupton se kanali i CGTN-së mund të transmetohet në Francë dhe në vende të tjera që kanë nënshkruar Konventën Evropiane mbi Televizionin Ndërkufitar, përfshirë edhe Britaninë. Lidhur me këtë, CGTN-ja do të lidhet me palën përkatëse për konfirmimin e qëndrimit të saj, për të nxitur rifillimin e transmetimit të kanalit të vet në Britani. Për qëndrimin pozitiv e të drejtë të autoritetit mbikëqyrës britanik, shprehim vlerësim dhe përshëndetje.”
Zëdhënësi ritheksoi po ashtu se, si një institucion mediatik ndërkombëtar profesionist, CGTN-ja ka ngulur këmbë në njoftimet globale në mënyrë objektive, të arsyeshme dhe të ekuilibruar. Vijimi i shërbimeve të lajmeve televizive për shikuesit britanikë nga kanali i CGTN-së përputhet me interesat publike të Brianisë. “Ne do të respektojmë dhe do të ndjekim si kurdoherë ligjet dhe rregulloret e vendeve e të rajoneve ku ndodhemi,” shtoi zëdhënësi. (Wang Lei/ Artan)