Princi Philip, Duka i Edinburgut dhe bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, njoftoi të premten Pallati Buckingham.

Duka i Edinburgut, siç njihej zyrtarisht, ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike.

Një princ grek, ai u martua me Elizabeth II në vitin 1947, duke luajtur një rol kryesor në modernizimin e monarkisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, dhe prapa mureve të Pallatit Buckingham duke qenë figura kryesore që Mbretëresha mund t’i besonte.

"Ai ka qenë, thjesht, forca ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve", tha Elizabeth në një homazh të rrallë personal për Philip, në një fjalim me rastin e 50-vjetorit të martesës në vitin 1997.

Çifti ka katër fëmijë: Charles, Princin e Uellsit (lindur në 1948), Princeshën Anne (1950), Princin Andrew (1960) dhe Princin Edward (1964).

(Foto nga VCG)