[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Ekspertët shëndetësorë në Brazil deklaruan se kanë zbuluar një variant i ri të koronavirusit, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Ekspertët shpjeguan se forma e re e virusit mund të jetë një përzierje e variantit origjinal me atë të Afrikës së Jugut. Ose një mutacion i tyre, shkruan “O Globo”.

Zbulimi i variantit të ri u bë në Sorocaba, në shtetin e Sao Paulo. Drejtori i institutit “Butantan”, Dimas Covas tha se provat po i nënshtrohen studimit shkencor. “Është një variant i ngjashëm me atë të Afrikës së Jugut, edhe pse personi nuk kishte asnjë kontakt me personat që kishin udhëtuar në këtë vend. Kjo është arsyeja pse ekziston mundësia që ai të jetë një variant i P1 sonë që është një mutacion i variantit të Afrikës së Jugut”, -tha Covas.

Varianti i ri u zbulua te një grua 34-vjeçare që tregoi simptoma të lehta dhe një evolucion të favorshëm klinik dhe nuk kishte asnjë regjistrim të udhëtimeve të fundit, qoftë brenda ose jashtë vendit, apo kontakte me njerëz që të kishin udhëtuar drejt Afrikës së Jugut. (Irma)