[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Në raportin vjetor të “Amnesty International”, organizata kritikon SHBA-në dhe BE-në për ngurrimin e tyre për të ndarë mjaftueshëm vaksina me vendet e varfra.

Sipas raportit, pandemia ka ekspozuar pabarazitë e thella dhe erozionin e shërbimeve publike të shkaktuara nga dekada të tëra investimesh në sistemet shëndetësore në të gjithë botën, citon “Euronews Albania”.

Sekretarja e përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard deklaroi se gjatë vitit 2020 lidershipi i fortë nuk i takoi pushtetit apo privilegjit por infermierëve, mjekëve, atyre që u përballën në vijën e parë për të shpëtuar jetë. “Lidershipi u takoi atyre që u kujdesën për më të moshuarit, shkencëtarëve që punuan për vaksinat, atyre që kur bota heshti qëndruan në këmbë”, -tha Callamard. (Elona)