[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Gjigandi kinez i teknologjisë “Huawei” njoftoi se ka zgjeruar shërbimet e telekomunikacionit të gjeneratës së katërt (4G) në gjashtë qytete të mëdha në Etiopinë veriperëndimore. Gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve kineze “Xinhua”, kompania bëri të ditur se kishte bashkëpunuar me “Ethio-Telecom” për të përhapur shërbimet 4G në më shumë se një duzinë qytete në pjesën veriperëndimore të vendit afrikan, duke përfshirë kryeqendrën rajonale Bahar Dar, si dhe Amara, Debra Marcos, Bure, Chagni, Dangla, Finote Selam dhe Injibara.

Në deklaratën e kompanisë theksohet se shpresohet që fillimi i rrjetit 4G do të ndihmojë rajonin të kapërcejë ndarjen digjitale dhe të gëzojë përfitimet e epokës digjitale.

Me mbi dy dekada angazhim për zhvillimin e vendit afrikan, kompania kineze aktualisht ka krijuar mbi 300 vende pune dhe u ka shërbyer më shumë se 45 milionë njerëzve me shërbimet dhe produktet e saj. (Elona)