[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara të mund të respektojnë angazhimin e tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të godasin ashpër diskriminimin dhe dhunën kundër pakicave etnike, përfshirë aziatiko-amerikanët në Shtetet e Bashkuara, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze të martën.

Zëdhënësi Zhao Lijian i bëri vërejtjet në një konferencë për shtyp kur u pyet për të komentuar mbi një artikull të botuar nga “New York Times” mbi rritjen e dhunës ndaj aziatikëve në Shtetet e Bashkuara, bën të ditur “Xinhua”.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Zhao tha se vitet e fundit panë rritje të vazhdueshme të rasteve të krimeve të urrejtjes kundër pakicave etnike, përfshirë aziatiko-amerikanët në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në shumë tragjedi.

Sidomos që nga shpërthimi i pandemisë, disa politikanë në ish- administratën amerikane kanë bërë vërejtje të hapura dhe të nënkuptuara ksenofobe, sipas zëdhënësit.

Racizmi ekziston në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë gjithëpërfshirëse, sistematike dhe të qëndrueshme, tha Zhao. (Elona)