Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti serb Aleksander Vuçiç bëri të martën dozën e parë të vaksinës kineze kundër COVID-19, duke u bërë thirrje më shumë banorëve të vaksinohen kundër koronavirusit të ri.

"Ndihem shumë mirë, sikur nuk ndodhi asgjë", tha kreu i shtetit serb pas vaksinimit.

Kina i ka ofruar Serbisë vaksina për ta ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Kontingjenti i fundit mbërriti të hënën në Beograd.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, që i priti vaksinat e "Sinopharm"-it në aeroport, u shpreh se vendi i saj synon që rreth 40 % e popullsisë së rritur të bëjnë dozën e parë të vaksinës para fundit të prillit.

Serbia ka konfirmuar 617 669 raste infektimi dhe 5 458 vdekje deri të hënën.

(Zhang Yan)