Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania biologjike kineze "CanSino" planifikon t'i ofrojë dhjetëra milionë vaksina së saj kundër COVID-19 me vetëm një dozë programit të ndarjes së përbashkët globale të vaksinave COVAX, tha Pierre Morgon (Pjer Morgo), zv.presidenti i "CanSino"-s ditët e fundit.

Sipas tij, kompania e paraqiti në dhjetorin e vjetshëm këtë plan për furnizimin me vaksina gjatë periudhës nga gjysma e dytë e vitit 2021 deri në fund të vitit 2022. "Do të ishim të lumtur që ta vazhdonim këtë plan edhe pas vitit 2022, nëse do të ketë ende nevojë për një gjë të tillë," theksoi Morgon-i.

Vaksinat e ofruara për COVAX-in, një nismë për të ndihmuar vendet në zhvillim e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë me çmimin më të ulët që përdor "CanSino" në tregjet jashtë Kinës. Ndërsa çmimi i vaksinave për vendet e pasura është tre herë më i lartë. (Wang Lei/ Artan)