Numri i të vdekurve u rrit në nëntë nga stuhitë e mëdha të pluhurit dhe borës që goditën pjesë të mëdha të Mongolisë gjatë fundjavës, njoftoi Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, që i referohet “Xinhua”.

Tetë persona humbën jetën në provincën jugore të Dundgovi dhe një fëmijë pesë vjeç vdiq në provincën qendrore-perëndimore të Arkhangai për shkak të stuhive.

Një total prej 565 njerëz janë gjetur të gjallë midis pothuajse 600 personave që humbën në stuhi. Ndërkohë, vijon kërkimi për njerëzit që rezultojnë ende të zhdukur. (Fatosi/ video nga Xinhua Global Service)