Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria kiliane mori një dërgesë të pestë të vaksinës “CoronaVac” nga firma farmaceutike kineze “Sinovac”. Ministri kilian i Shëndetësisë, Enrique Paris, dhe zyrtarë të tjerë ishin në aeroport në Santiago për të marrë dërgesën, bën të ditur “Xinhua”.

"Popullsia mund të jetë e sigurt për furnizimin dhe mbërritjen e vaksinave", -tha Paris, duke theksuar përparimin që vendi ka bërë në procesin e vaksinimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vaksina e “Sinovac” u miratua për përdorim urgjent më 20 janar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kilit.

Vaksinat e zhvilluara nga Kina kanë qenë baza e fushatës së vaksinimit masiv të vendit kundër Covid 19, e cila filloi më 3 shkurt, me qëllimin e imunizimit të 5 milionë njerëzve në grupe me rrezik të lartë në tre muajt e parë të vitit, ndjekur nga 15 milionë njerëz të tjerë nga mesi i vitit.

Deri tani, vendi i Amerikës së Jugut ka vaksinuar 4.176.094 njerëz, me më shumë se gjysmë milioni që kanë marrë dozat e tyre të dyta. (Elona)