Foto nga VCG

Foto nga VCG

Brazili raportoi 11.019.344 raste me Covid-19 që nga e diela mes një vale të dytë të shpërthimit të sëmundjes, njoftoi Ministria braziliane e Shëndetësisë, përcjell “Xinhua”. Ndërkohë, një total prej 1086 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, një rekord, duke e çuar numrin e të vdekurve në 265.411.

Rrjeti spitalor i vendit ishte në prag të kolapsit për shkak të valës së dytë të gjeneruar nga varianti P1, i cili është më ngjitës dhe më vdekjeprurës sesa lloji origjinal.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shtetet e Mato Grosso, Santa Catarina, Parana dhe Rio Grande do Sul kanë raportuar kapacitet 100 për qind në njësitë e kujdesit intensiv, me radhë pacientësh që presin shtretërit e lirë. Qeveritë e këtyre shteteve u kanë kërkuar shteteve të tjera të pranojnë dhe trajtojnë pacientët e tyre.

Shteti i Sao Paulo, më i populluari në vend, njoftoi se spitalet lokale ishin me 80 përqind të okupimit dhe se një spital fushor do të hapet në kryeqytetin e shtetit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke pasur parasysh pamjen e variantit të ri dhe nivelin e lartë të okupimit të spitalit, shumë shtete kanë ndaluar tregtinë jothelbësore dhe kanë miratuar shtetrrethimin për të dekurajuar grumbullimin e njerëzve. (Fatosi)