Disa majmunë të mëdhenj në kopshtin zoologjik të San Diegos kanë marrë një vaksinë eksperimentale anti-Covid, të projektuar për kafshët, pas një shpërthimi të virusit mes gorillave në këtë strukturë, shkruan “Top Channel”.

9 majmunë morën secili nga dy doza të vaksinës së prodhuar nga “Zoetis”, një kompani farmaceutike veterinare.

Tetë gorillat në kopshtin zoologjik, u bënë majmunët e parë të mëdhenj në botë që rezultuan pozitivë për koronavirus në janar.

Ekspertët janë të shqetësuar për kërcënimin nga koronavirusi për majmunët e mëdhenj. Infektime me koronavirus janë konfirmuar në kafshë të ndryshme në të gjithë botën. (Irma)