India bëri të ditur se do të lejojë njerëzit t’i zgjedhin vetë qendrat e vaksinimit të koronavirusit, kur fushata të zgjerohet javën e ardhshme. Vendi, i cili ka numrin më të lartë të infeksioneve në botë pas SHBA-së, do të ndalojë vaksinimet këtë fundjavë për të azhurnuar softuerin e përdorur për të koordinuar fushatën e tij.

Sipas “Reuters”, India po përgatitet të zgjerojë mbulimin me vaksina përtej punonjësve të shëndetit. Synohet vaksinimi i rreth 300 milionë persona të popullsisë së saj prej 1.35 miliardë deri në gusht. Zyrtarët besojnë se mundësia e zgjedhjes së vendit të vaksinimit nga njerëzit mund të përshpejtojë shtrirjen e fushatës. (Irma)