Polonia do të rrisë kufirin e sipërm të moshës për njerëzit që marrin vaksinën “AstraZeneca” nga 65 në 69 dhe do të marrë pacientë Covid nga Sllovakia fqinje, ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, raporton “Reuters”.

Wojciech Andrusiewicz tha se shumë vende kanë vendosur kufij të moshës për vaksinën “AstraZeneca”, duke përmendur mungesën e hulumtimit për efektin e saj në grupmoshat më të vjetra.

Andrusiewicz shtoi se Polonia do të merrte pacientë Covid nga Sllovakia fqinje dhe ishte gati të ndihmonte Republikën Çeke nëse do të ishte e nevojshme. (Irma)