Rregullatori evropian i Barnave bëri të ditur se një kombinim i ilaçeve të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals” mund të përdoret për të trajtuar pacientët Covid, të cilët nuk kërkojnë me patjetër marrje oksigjeni dhe janë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda, raporton “Reuters”.

Rekomandimi tani mund të përdoret për udhëzime në kombet individuale evropiane mbi përdorimin e mundshëm të kombinimit të “Casirivimab” dhe “Imdevimab”, para se të lëshohet një autorizim tregtimi, njoftoi Agjencia evropiane e Barnave. (Irma)