Persona të armatosur sulmuan një shkollë me konvikt në shtetin veriperëndimor Zamfara në Nigeri, duke rrëmbyer mbi 300 nxënëse. Dëshmitarë thanë se dëgjuan dhe të shtëna me armë, raporton “Anadolu Agency”.

“Menduam se ata kishin ardhur për të sulmuar banorët siç bëjnë zakonisht, për fat të keq, kësaj here, ata synuan nxënëset dhe rrëmbyen 327 prej tyre. Më vonë vumë re se vetëm disa nga nxënëset kishin mbetur pas”, -tha një prej dëshmitarëve.

Malam Sa'idu Kwairo, kujdestari i një prej vajzave të rrëmbyera, tha se personat e armatosur sulmuan me shtatë automjete dhe hapën zjarr. Policia ende nuk është prononcuar rreth ngjarjes. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin. (Irma)