Shtetet e Bashkuara sulmuan një strukturë të lidhur me një milici pro-iraniane në Siri, pas tre sulmeve të ndara me raketa kundër forcave amerikane në Irak, raportuan mediet amerikane, duke cituar burime nga Pentagoni.

Sulmi kishte për qëllim dëmtimin e aftësisë së milicisë për të kryer sulme të tjera në të ardhmen. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka të paktën 17 viktima.

"Ne jemi të sigurt për objektivin që sulmuam, jemi të bindur se ai u përdor nga e njëjta milici Shiite që kreu sulmet kundër bazave amerikane në Irak”, -tha zëdhënësi i Pentagonit John F. Kirby, sipas të cilit sulmet shkatërruan struktura të ndryshme vendosur në një pikë kontrolli kufitare të përdorur nga një numër i grupeve militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Kait'ib Hezbollahun dhe Kait'ib Sayyid al-Shuhada.

Kirby foli për një përgjigje proporcionale ushtarake të kryer së bashku me masat diplomatike, duke përfshirë konsultimet me partnerët e koalicionit. (Irma)