Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar një marrëveshje me “AstraZeneca” për të siguruar vaksina anti-Covid për 85 vende, transmeton “Anadolu Agency”.

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe “AstraZeneca” arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes, UNICEF-i do të furnizohet nga “AstraZeneca” me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende. (Irma)