Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të 23 shkurtit nga agjencia "Reuters", specialisti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci u shpreh se mospajtimet politike janë arsyeja kryesore që shkaktojnë rritjen e madhe të numrit të të vdekurve me COVID-19. Deri të hënën sipas orës lokale, numri i të vdekurve në ShBA nga COVID-19 arriti mbi 500 mijë.

Fauci u shpreh në një intervistë për "Reuters" se kur në ShBA shpërtheu epidemia, vendi ishte i rrethuar nga mospajtimet politike dhe mbajtja e maskave u bë më shumë një deklaratë politike sesa një masë e shëndetit publik. Edhe në rastin më ideal, ky do të ishte një problem shumë serioz, tha ai.

Fauci vuri në dukje se përkundër respektimit të fuqishëm të masave të shëndetit publik në vende të tilla si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, këto vende janë ende duke luftuar epideminë. "Megjithatë, kjo nuk shpjegon se si një vend i pasur dhe i përparuar ka shkallën më të lartë të vdekjeve dhe bëhet vendi që vuan më shumë nga epidemia në botë. Besoj se kjo nuk duhet të ndodhë". (Çang Çuo)