500 mijë banorë është popullsia e përgjithshme e qytetit Aleksandria të ShBA-së, të cilat janë më të shumtë se numri i përgjithshëm i viktimave të trupave amerikane në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Vietnamit. Më 22 shkurt, numri i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA arriti në 500 mijë. Specialisti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony S. Fauci e quajti këtë “Momenti historik i tmerrshëm”.
Krahas këtyre, stuhia dimërore këtë vit në shtetin Teksas shkaktoi 76 të vdekur, përfshi fëmijë. Gazeta “Nju Jork Times” komentoi: “Një kamë e mprehtë dhe e ftohtë shpoi zonën më të madhe dhe më krenare të prodhimit të karburanteve fosile të ShBA-së, disa milionë njerëz janë bllokuar në vend pa energji elektrike dhe pa ngrohje.”
Njerëzit duan të dinë se pse tregjedia përsëritet herë pas here në superfuqinë e vetme në botë? Nga veprimet e politikanëve amerikanë në shpëtimin nga fatkeqësia, nuk është e vështirë ta gjejmë përgjigjen. “Interesat vetjake politike në krye” janë arsyeja kryesore e ndodhjes së tragjedive. Gjatë një viti të kaluar, lufta politike midis dy partive amerikane është acaruar pandërprerë, çdo fushë mund të jetë arena e ballafaqimit të dy partive dhe çdo temë mund të politizohet.
Pas shpërthimit të pandemisë në SHBA, nga masat e përballimit të pandemisë deri në planin e zbutjes së krizës ekonomike, nga shpërndarja e pajisjeve mjekësore deri në vaksinimin, dy partitë e kanë dënuar pa pushim njëra-tjetrën duke ulur shumë efikasitetin e përballimit të gjendjes epidemike. Politikanët nuk janë përqendruar në ndihmën ndaj masave popullore, por janë të zënë me hedhjen e fajit njeri-tjetrit.
Sot ballafaqimi politik është bërë pengesa kundër politikave publike amerikane. Nëse kjo prirje nuk ndalohet, politikanë amerikanë nuk fokusohen te jeta, siguria dhe interesat e masave popullore, ata do të braktisen në fund nga populli amerikan. (Fani/Albana)