Foto nga VCG

Foto nga VCG

Evropa vijon të regjistrojë shifra të larta nga koronavirusi. Sikurse njoftohet nga autoritetet shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe u fol për mbi 9800 raste të reja. Edhe pse shifra tregon rënie në krahasim me të dhënat e një jave më parë, mbetet sërish e lartë dhe shqetësuese.

Franca regjistroi mbi 22 mijë raste, shumë më shumë se të njëjtën ditë të një jave më parë, citon “A2”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edhe në Itali përqindja e pozitivitetit mbetet ende shqetësuese. Niveli i pozitivitetit ka treguar rritje përgjatë ditëve të fundit duke arritur dje në 5.4%, por, për momentin, qeveria italiane ka refuzuar propozimin nga disa ekspertë për të kufizuar masat në të gjithë vendin, i shndërruar i tëri në nivelin e ashtuquajtur portokalli, që sheh mbylljen e restoranteve dhe bareve, dhe ndalimin e kalimit nga bashkia në bashki. (Irma)