Në përgjigje të situatës humanitare të pasluftës në shtetin Tigray të Etiopisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë të rregullt shtypi të zhvilluar më 22 shkurt se Kina do t'i japë Etiopisë ndihmë urgjente me ushqime, si oriz dhe grurë, në kushtet e mungesës së mjeteve themelore të jetesës në Tigray, për të ndihmuar në lehtësimin e vështirësive me të cilat po përballen banorët e atyshëm.

Ditët e fundit, bashkësia ndërkombëtare i ka kushtuar gjithnjë e më shumë vëmendje gjendjes humanitare në shtetin Tigray të Etiopisë pas luftës. Qeveria etiopiane deklaroi se po punon në mënyrë aktive për rindërtimin në Tigray dhe sigurimin e ndihmës humanitare për popullsinë vendore, dhe shpreson që bashkësia ndërkombëtare do t'i japë mbështetje në punën e saj. Në përgjigje të kësaj, Wang Wenbin tha:

"Si mike e mirë e Etiopisë, Kina shpreson sinqerisht që të gjithë etiopianët, përfshirë edhe ata në shtetin Tigray, do të gëzojnë paqe, stabilitet dhe përparim. Kina mbështet qeverinë etiopiane dhe në mënyrë aktive ka ofruar ndihmë për njerëzit e bllokuar në Tigray dhe lidhur me përpjekjet për rifillimin e jetës normale dhe të punës aty. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rritë investimet dhe të kontribuojë bashkërisht në rikthimin e jetës normale dhe të punës në Tigray sa më shpejt të jetë e mundur". (Vera/Artan)