Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prefektura e rajonit të Nicës, Alpes-Maritimes, në kufi me Italinë, njoftoi forcimin e kontrolleve kufitare, si pjesë e shtrëngimit që parashikon një bllokim të pjesshëm për 15 ditë.

Prefektura bëri të ditur se për udhëtarët e huaj që mbërrijnë në aeroportet e departamentit francez do të ketë teste molekulare që mund të kryhen te të gjithë pasagjerët në fluturimet e zgjedhura rastësisht.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kontrollet në kufijtë tokësorë me Italinë janë forcuar gjithashtu, ku do të monitorohet respektimi i reciprocitetit të kontrolleve. (Irma)