Foto nga ChinaDaily

Foto nga ChinaDaily

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Filipineve (FDA) i ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent vaksinave anti-Covid “Sinovac” të Kinës, deklaroi drejtori i përgjithshëm i FDA-së Enrique Domingo, i cituar nga “Xinhua”.

"Pas një rishikimi të hollësishëm dhe rigoroz të të dhënave aktualisht të disponueshme të botuara dhe të pabotuara nga ekspertët tanë rregullatorë dhe mjekësorë, FDA po i jep një autorizim të përdorimit emergjent vaksinës COVID-19 të Sinovac", -tha Domingo në një konference shtypi.

Domingo tha se vaksina Sinovac "plotëson kushtet e autorizimit të përdorimit emergjent", se është e sigurt dhe një mundësi e mirë për njerëzit me alergji.

“Sinovac Biotech” i Kinës është prodhuesi i tretë i vaksinave që merr dritën jeshile nga FDA.

Qeveria në Filipine synon të vaksinojë deri në 70 milionë banorë këtë vit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe komunitetet e varfra. Filipinet tani kanë 561.169 raste të konfirmuara COVID-19, duke përfshirë 12.088 vdekje. (Fatosi)