Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh që në luftën kundër epidemisë së COVID-19 duhet të ndiqet një filozofi e të drejtave të njeriut që vendos "njeriun në qendër".

Në videofjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Wang bëri thirrje gjithashtu që të nxitet zhvillimi i çështjes së të drejtave të njeriut nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së parimeve universale të të drejtave të njeriut dhe realitetit të vendeve të ndryshme.

Kryediplomati i Kinës u shpreh se epidemia e COVID-19 është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e komunitetit ndërkombëtar.

Ai tha se interesat e popullit janë pika ku fillojnë dhe ku mbarojnë të drejtat e njeriut.

Ministri Wang u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të arrijë përparime në mënyrë sistematike në të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut, për të garantuar të drejtat e jetës, lirisë dhe pronës të njerëzve.

Wang tha gjithashtu se vaksinat janë të lidhura me të drejtat e shëndetit, të mbijetesës dhe të zhvillimit të njeriut, duke shtuar se këto të drejta janë një përparësi veçanërisht gjatë epidemisë.

"Kina është vendi i parë që premtoi për t'i bërë vaksinat e saj të COVID-19 një produkt publik global", tha ai, duke shtuar se vaksinat duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë në të gjithë botën për të siguruar mundësinë e marrjes dhe përballimit të kostos së tyre, veçanërisht nga vendet në zhvillim. (Çang Çuo)