Mongolia mori të hënën në mbrëmje 300 000 doza të vaksinës së COVID-19 të "Sinopharm"-it të dhuruara nga Kina.

Për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar "Chinggis Khaan" të kryeqytetit të Mongolisë Ulan-Bator kishin dalë zëvendëskryeministri mongol Sainbuyan Amarsaikhan dhe ambasadori kinez në Mongoli Chai Wenrui.

"Në emër të qeverisë dhe popullit mongol, unë do të doja të shprehja mirënjohjen time të thellë për Kinën, vendit tonë fqinj mik dhe partner i gjithanshëm strategjik, për zgjatjen e dorës së saj të ndihmës gjatë kësaj kohe të vështirë," tha Amarsaikhan.(Vera)