Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në vitin 2021 numri i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA u shtua me 100 mijë.

Gjatë vetëm 32 ditëve nga 1 janari deri më 2 shkurt, në ShBA pati 100 mijë raste të reja vdekjesh nga COVID-19, shifër kjo befasuese në krahasim me të dhënat e vitit 2020. Nga shpërthimi i epidemisë së koronaviruit deri më 23 maj 2020, në ShBA pati 100 mijë të vdekur nga COVID-19. Sipas të dhënave statistikore, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA i kalon 446 mijët, duke zënë vendin e parë në botë. (Wang Lei)